Thaçi gjithmonë i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë
Që nga konferenca e Rambujes, presidenti i tanishëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë politikani që ka mbajtur raporte të shkëlqyeshme me SHBA-të.
Ish sekretarja e SHBA-ve, Medlin Ollbrajt, menjëherë pas luftës ishte takuar në Tiranë me Thaçin, të cilit i kishte thënë: "Ju na ndihmuat shumë me luftën tuaj, na ndihmuat të mundim terrorin serb. Tani edhe ne do t'ju ndihmojmë që paqja mos të cenohet në Kosovë".
Por në të njëjtën kohë zyrtarët e lartë të shtetit amerikan, ish-presidentë, senatorë e kongresmen në secilën vizitë e kanë mbajtur afër Hashim Thaçin.
Madje komisionet republikane dhe demokrate të Kongresit amerikan e kishin nominuar si kandidat për çmimin Nobel për paqe.
Por jo vetëm kaq. Pikërisht në kohën kur Serbia kishte arritur që ta bind senatorin Dick Marty që të hartojë një raport me dosje të falsifikuara kundër Hashim Thaçit e krerëve të UÇK-së, në cilësinë e kryministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ishte në vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
Atë kohë Thaçi u pritë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, i cili i kishte rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.
Por ajo që bëri bujë nga ky takim edhe në mediet ndërkombëtare ishte momenti kur Biden tha se Kryeministri Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës.
Një vlerësim tjetër të lartë për presidentin Hashim Thaçi e kishte dhënë gjenerali amerikan, Wesley Clark, në vizitën që po i bënte Kosovës, i cili 20 vjet më parë e udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Pasi i uron mirëseardhje gjeneralit Clark, Thaçi, siç shihet në video, i përshëndet edhe gruan dhe nipat e gjeneralit.
Ndërsa, Clark më pas fillon t’ia prezantojë familjes dhe nipave Thaçin.
“Presidenti Thaçi, ky është heroi, ky e bëri këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftoi për të dhe e bëri”, kishte thënë Clark.
Për 20 vjetëtt e fundit dyert në Shtëpinë e Bardhë për presidenti Hashim Thaçi çdoherë ishin të hapura dhe ishte mirëpritur nga presidentët e SHBA-ve dhe zyrtarë të lartë amerikanë.























