22:00 / 16.07.2020
Thaçi përfundoi dëshminë, nesër kthehet në Kosovë
“Sapo përfundova dëshminë në dhomat e specializuara. iMë vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftë", ka thënë presidenti. Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka folur për medie pas përfundimit të intevistimit në Zyrën e Prokurorit Special në Hagë.
“Tani mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanashëm në atë çka kam dëshmuar. Unë s'kam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri të Kosovës”
Ndërsa ai ka thënë se nuk ka të drejtë të flasë për çfarë është pyetur.
“Unë sonte nuk e kam të drejtën që të flas lidhur me asnjë informacion lidhur me dëshminë time tash e katër ditë”, perfundoi ai.























