Mourinho u përgjigjet gazetarëve në stilin e tij
Jose Mourinho foli pas fitores 3:1 kundër Newcastle në kampionat. Numri një i bankinës së Tottenhamit u acarua shumë kur u pyet në lidhje me zgjedhjet taktike të skuadrës së tij.
Ai u kap me gazetarët duke u kujtuar atyre se nuk bënin të njëjtat pyetje me homologët e tij Pep Guardiola, Frank Lampard apo Jurgen Klopp.
“Taktika? Këto lloj pyetjesh të aspektit taktik, mi bëni vetëm mua. Nuk e pyesni kurrë Lampard, Klopp apo Guardiolën për zgjedhje teknike. Nëse Lampard fut Pulisic titullar, askush nuk e pyet se pse nuk aktivizoi Hudson-Odoi”.
“Nëse Pep lë Bernardo Silvan në bankinë, askush nuk e pyet për shkakun. Duket sikur unë jam i vetmi trajner që duhet të aktivizoj 15 lojtarë si titullarë. Ose jam i vetmi trajner që nuk kam të drejtë të kem lojtarë të mirë në bankinë“, tha Mourinho.























