15:19 / 17.07.2020
103 raste të reja me Covid-19, 96 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 103 raste me COvid-19 në Kosovë, teksa janë shëruar 96 pacientë. Ndërsa 6 persona kanë humbur jetën.
“Janë testuar 459 mostra 103 raste pozitive. Numri total 5472. Gjithsej 124 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 96 pacientë. Numri i përgjithshëm 2640, kurse numri i rasteve aktive 2708”, tha Xhevat Jakupi nga IKSHPK-ja.
Këto të dhëna u bën të ditura në konferencën e MSh-së.























