21:36 / 17.07.2020
Thaçi, qytetarëve: Një falënderim që më keni pritur krahëhapur si gjithmonë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falenderuar qytetarët të cilët e kanë pritur atë pas kthimit nga Haga.
"Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH", ka shkruar ai.























