A do të largohet Aubameyang nga Arsenali? Përgjigjet Arteta
Menaxher i Arsenalit, Mikel Arteta është optimist së Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndrojë në “Emiratës” edhe sezonin e ardhshëm, raportojnë mediet britanike.
Aubameyang, i cili është golashënuesi më i mirë i londinezëve këtë sezon me 20 gola të realizuara, në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Arsenalin.
Sulmuesi gabonez akoma nuk ka rinovuar kontratën e re me “Topçinjtë”, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga Londra, transmeton Gazeta-Topi.
“Unë gjithmonë kam qenë pozitiv në lidhje me të ardhmen e Aubameyang. Unë nuk e kam çelësin për të ardhmen dhe në futboll gjithçka është e mundur”, tha Arteta.
“Por unë shoh reagimin e tij, shoh se si stërvitet ai çdo ditë dhe e di që është i lumtur”.
“Unë flas me të shumë dhe nëse jemi në gjendje ta bëjmë atë, mendoj se mund ta bëjmë. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ai për këtë ekip”, theksoi Arteta.























