“Gazzeta.gr”: Besnik Hasi në stolin e  Fenerbahçes
BKT
Sport

“Gazzeta.gr”: Besnik Hasi në stolin e  Fenerbahçes

Besnik Hasi është gati për tu rikthyer në Evropë dhe të largohet nga skuadra e Al Raed në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që shkruan “Gazzeta.gr”, trajneri shqiptar është projektuar në stolin e Fenerbahçes për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit turk e pëlqejnë shumë Hasin dhe duan t’i besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Te Fenerbahçe, Hasi do të gjente edhe një tjetër shqiptar si Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen me këtë skuadër.

Kujtojmë se në të kaluarën 48-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra të tjera europiane, Si Anderlehti, Legia e Varshavës dhe Olimpiakosi.