19:04 / 18.07.2020
Gjilani fiton derbin ndaj Dritës, paqe në Suharekë
Kanë përfunduar takimet e sotme në Superligën e Kosovës.
Gjilani ka fituar derbin e madh ndaj Dritës. Sebino Plaku dhe Adenis Shala ishin shënuesit te Gjilani në këtë fitore.
Kurse, Ballkani dhe Prishtina në derbin tjetër kanë luajtur baras me rezultatin, 2:2, transmeton Olle.
Ndërsa, Dukagjini ka fituar në udhëtim te Ferizaj, kurse fitore ka arritur edhe Drenica që mposhti Vushtrrinë.























