Thaçi: Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar
BKT
Lajme

Thaçi: Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte iu është adresuar publikut, lidhur me intervistimin 4 ditor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

"Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar mes forcave politike, për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota.

Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes Qeverisë dhe opozitës.

 Por, njëkohësisht duhet t’i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel.

Unë dje isha një luftëtar në shërbim të Kosovës, ndërsa ju më keni dhënë gjithçka.Më keni besuar gjithçka që mund t’i jepet një njeriu në atdheun e tij, nga populli i tij!

Për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.
Përulem me respekt për besimin tuaj!
U jam mirënjohës përgjithmonë!

Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun tim dhe për juve.
Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi që vazhdon me ju dhe për ju", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme