12:21 / 19.07.2020
Gjiganti italian raportohet se ka arritur marrëveshje me Kumbullën
Futbollisti shqiptar i Veronas, Marash Kumbulla, është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Itali, këtë afat kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të “Calciomercato”, thuhet se Interi ka vendosur ta transferojë me çdo kusht Kumbullan.
Madje, sipas portalit italian thuhet se “Neurazurët” tashmë kanë marrëveshje me futbollistin në fjalë.
Marrëveshja e Interit me Kumbullan thuhet se e parasheh që lojtari shqiptar të qëndroj në Milano deri në vitin 2025.
Në anën tjetër klubi aktual i Kumbullas, Verona kërkon 30 milionë euro për ta liruar mbrojtësin.























