Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Të ftuarit e parë do të jenë Christian Francis, udhëheqei Telepërformancë Prishtina si dhe Arion Rizaj, udhëheqës i rekrutimit të cilët flasin për ndikimin e pandemisë te Call Center, poashtu sjellin informacione për kërkesën edhe për 150 punëtor të rinj.
Lidhje direkte do të ketë nga Sarajeva ku prej atje do të flas Adem Gashi, udhëheqës i projektit “ëestern Balkan Youth Lab” në RCC, Sarajevë lidhur me barometri ballkanik i opinionit publik, të rinjt në punë dhe vendimmarrje.
Poashtu lidhje direkte do të ketë edhe nga Qendra për Patent Shofer (stacioni i autobusëve) ku nesër pritet të rifilloj testimi i kandidatëve për patent shofer, prej atje do të flas Besim Tahiri, u.d. i drejtorit të Departamentit për Patent Shofer.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























