VIDEO- Diaspora shqiptare e indinjuar me pretendimet e Prokurorisë Speciale
Aktakuzat e pretenduara të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe çlirimtarëve tjerë ka indinjuar shumë bashkëatdhetarët në diasporë.
"Këto aktakuza janë të pabaza dhe kjo fushatë e egër kundër çlirimtarëve tanë duhet të ndërpritet sa më shpejtë që të jetë e mundur", tha Bajram Mulaj nga Zvicrra.
"Janë akuza fallco të inskenuara nga Serbia vetëm me e zbehë imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", tha Naser Avdyli nga Gjermania.
Diaspora shqiptare ishte përkrahëse e madhe e luftës çlirimtare të Kosovës duke qenë edhe pjesë e saj, prandaj bashkëbiseduesit deklarojnë se edhe tani janë të gatshëm t'i mbrojnë vlerat e shenjta të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.























