09:07 / 20.07.2020
Rifillon testimi i kandidatëve për patent shofer
RTKlive
Sot pritet të rifillojë testimi i kandidatëve për patent shofer. Nga Qendra për Patent Shofer (stacioni i autobusëve) dhe qendrat e tjera janë bërë të gjitha përgaditjet për testim të kandidatëve për patent shofer.
Besim Tahiri, u.d. i drejtorit të Departamentit për Patent Shofer, tha se kanë bërë një riorganizim të klasëve në gjitha qendrat.
"Kemi marrë të gjitha masat që janë paraparë nga institucionet e Kosovës", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij nesër fillon edhe testimi teorik në gjitha qendrat e Kosovës.
Ai bëri me dije se ka interesim. "Janë mbi 6 mijë persona që do të hyjnë në procesin e marrjes së patent shoferëve", tha ai.























