Basha përgëzon Hotin për rifillimin e dialogut
BKT
Lajme

Basha përgëzon Hotin për rifillimin e dialogut

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi, ka vetëm epilogun e njohjes reciproke.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përgëzuar këtë të fundit për rifillimin e dialogut.

Ai ka thënë se përfundimi i këtij dialogu është vetëm njohja reciproke.

“Dua t’ju falënderoj për rolin tuaj, lidershipin tuaj në rinisjen e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në shinat dhe kornizën për të cilën ky dialog u konceptua dhe t’ju shpreh edhe mbështetjen e plotë timen, Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në këtë qasje parimore e cila ka dhe mund të ketë vetëm përfundim, njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, deklaroi Basha.


MË SHUME NGA Lajme