05:46 / 21.07.2020
Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Sot në ora 13:00, do të mbahet Takimi i 183-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, takimi do të mbahet pa praninë e mediave, ndërsa pas përfundimit të takimit, mediat dhe qytetarët do të njoftohen për ecurinë e tij përmes komunikatës.
Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, me ç'rast Kryesuesi i Këshillit Prokurorial dhe Kryeprokurori i Shtetit do të paraqiten nga salla e takimeve në objektin e Prokurorit të Shtetit, kurse anëtarët e Këshillit Prokurorial do të paraqiten në takim nga prokuroritë që përfaqësojnë.























