10:39 / 21.07.2020
Basha pas takimit me Ahmetin: Askush s’mund të njollosë luftën e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ahmeti u shpreh se me Bashën kanë biseduar për çështje të rëndësishme për të dyja vendet.
Në një konferencë të përbashkët për medie, Ahmeti tha se nevojitet një dakordim i spektrit politik në vend dhe Shqipëri, transmeton E.O.
“Me Bashën biseduam për ngjarjet e fundit politike jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri por e them me theks të veçantë për Kosovën, të cilin e falënderoi për interesimin që ka pas për Kosovën”.























