Ndalohen tetë persona për mosrespektim të masave të qeverisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar tetë persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Për shkak se nuk respektuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së lirë, Policia e Kosovës, ka ndaluar tetë persona, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit personat janë ndaluar për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, dhe janë nga Mitrovica dhe Vushtrria.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Mitrovicë 19.07.2020-23:25. Me 20.07.2020 është raportuar se janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e kohës së lëvizjes së lirë, të lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 20.07.2020-00:05. Është raportuar se janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e kohës së lëvizjes së lirë, të lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurort tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 20.07.2020 – 22:07. Është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij pas kohës së caktuar, si dhe brenda lokalit kishte dhe persona ndaj të cilëve është iniciuar rasti si më lartë. Me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.























