Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog
BKT
Lajme

Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Skënder Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog.

Ky i fundit do të udhëtojë drejt Brukselit për një takim me palën serbe gjatë ditës së enjte.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme