Haradinaj kujton Shejh Myhedinin: Besnik ndaj Zotit, besimtarëve, popullit
Ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shejh Myhedinin nga Rahoveci në 22 vjetorin e flijimit të tij.
Në Facebook ai u shpreh se Heroi i Kosovës nuk bëri kompromis me të keqen, prandaj mbeti i paharruar në kujtesën tonë historike.
“Nuk ishte rastësi që 22 vite më parë Shejh Myhedini nuk iu nënshtrua urdhërave të armikut. Edhe pse i rrezikuar për jetë, ai mbeti në rolin që kishte tërë jetën: besnik ndaj Zotit, besimtarëve, popullit e Atdheut.
Në këtë përvjetor të flijimit të tij dhe të dhjetëra qytetarëve të pafajshëm të Rahovecit, kujtojmë me respekt angazhimin e tij në etapa të ndryshme, që populli i Kosovës të jetojë i lirë, me besim e dinjitet.
Hero i Kosovës, Shejh Myhedini nuk bëri kompromis me të keqen. Andaj, ai mbeti i paharruar në kujtesën tonë historike. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj, ku postoi edhe fotografinë e shkrepur afër shtatores së shejhit.























