Emerson Royal, futbollisti që e synon Milani
BKT
Sport

Emerson Royal, futbollisti që e synon Milani

Milani duket se e ka gjetur zgjidhjen për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe do të përqendrojë të gjitha forcat për të transferuar në “San Siro” Emerson Royal. 

Situata e 21-vjeçarit është paksa e komplikuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga Barcelona, por katalanët e kanë huazuar te Betis Sevilla për dy sezone. Barcelona kërkon diçka më shumë se 20 milionë euro, por nëse Milan gjen marrëveshjen me klubin “blaugrana”, atëherë duhet të paguajë edhe 6 milionë euro shtesë te Betisi për të prishur huazimin, me andaluzët që nuk duan të dalin duarbosh. Bisedimet mes kuqezinjve dhe Barçës kanë nisur dhe shumë shpejt pritet të merret një vendim.