Analistët për Von Cramon: Ndërhyrje në drejtësi
BKT
Lajme

Analistët për Von Cramon: Ndërhyrje në drejtësi

Vizitën e eurodeputetes Viola von Cramon në Gjyjatën Speciale është vlerësuar me notë kritike edhe nga analistët e vendit.

Kështu, për Radi Televizionin e Kosovës (RTK), analisti Ardian Kastrati, politikolog, deklaroi se  BE duhet të tregojë se për çfarë arsye është zhvilluar kjo vizitë, sepse kjo ka kryer vizitë menjëherë pas kryerjes se intervistimit të presidentit Thaçi.

“Këtu ka një organizim se nga kush është bërë porosia nga këtu, Kosova, apo nga BE. Nuk besoj se BE do ta dërgonte një raportuese ne Gjykatë, sepse ajo atje nuk ka shkuar për turizëm”.

Ndërkaq analisti Muhamet Mavraj deklaroi se eurodeputetja Von Cramon anon ndaj disa subjekteve politike në Kosovë.

“Kjo tregon se është interesuar për aktkauza specifike, për të cilat dimë se për çfarë dhe për disfavor të kujtë”.

Tutje ai shtoi se BE nuk po i respekton institucionet e saj e as kredencialet e demokracisë. RTKLive

 


MË SHUME NGA Lajme