Covid-19 në botë: 619 mijë viktima dhe 15 milionë të infektuar
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 15 milionë, përkatësisht 15,091,696 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 619,560.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 144,956 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 81,597, Britania e Madhe me 45,422, Italia me 35,073, Franca me 30,165 dhe Spanja me 28,424.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 117 viktima dhe janë regjistruar 4,290 të infektuar, transmeton oranews.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 9,115,482 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,3 milion raste aktive që presin të shërohen.























