Hoti i përgjigjet Osmanit: S’ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është përgjigjur deklaratave të Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe të bashkëpartiakut tjetër Lutfi Haziri, se ai nuk ka përvojë në udhëheqjen e dialogut.
Pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media së bashku me ministren e Financave, theksoi se edhe kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhëheqjen e saj të Kuvendit.
“Përgjigja ime është kjo: Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit. Është detyra e saj në krye të Kuvendit dhe është mandati im i parë në krye të qeverisë. Të koncentrohemi të gjithë në kryerjen e detyrave kushtetuese që I kemi secili në krye të institucioneve që jemi”, tha Hoti.
Ndërsa ka folur edhe për kritikat e bashkëpartiakut të tij, Lutfi Haziri, për të cilin tha se është e drejtë e se cilit të shfaqë opinionet e veta. Teksa shtoi se fokusi i tij si kryeministër, është në menaxhimin e pandemisë.
Kurse, sa i përket kompetencave të koordinatorit Skënder Hyseni për dialog dhe për takimin e nesërm që pritet ta ketë në Bruksel, Hoti tha se Hyseni do ta përfaqësojë kryeministrin për të draftuar marrëveshjen finale me Serbinë.
“Në përputhje me platformën tonë për proces të dialogut edhe vendimin e qeverisë të marrë para dy jave, unë e kam emëruar dje Skender Hysneni si koordinator shtetëror për procesin e dialogut. Ai flet në emër timin në tavolinën e dialogut. Nesër ai është në Bruksel bashkë me (Ibrahim) Makollin që merret me çështjen e të pagjeturve për të draftuar marrëveshjen finale për çështjen e të pa gjeturve. Vetëm kaq”, ka thënë ai.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është formuar Komisioni për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin “Adem Jashari”
Fillimisht për kryesuese të këtij komisioni është propozuar zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimi por që e njëjta disa herë ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me anëtarët e këtij komisioni.
Ky komision do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili kërkoi që në këtë komision të përfaqësohen të gjitha institucionet përkatëse nga ministrat e jo nga zyrtarë të tjerë.























