Reshitaj-Osmanit: Ka deputetë të dyshuar me Covid19
BKT
Lajme

Reshitaj-Osmanit: Ka deputetë të dyshuar me Covid19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj, po kalon ditët e fundit të izolimit, pasi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo ka thënë se përkundër që po qëndron në shtëpi, po përcjell situatën në vend, me theks të veçantë ka ndjekur mbledhjen e  Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sporte, ku haptazi nga ana e deputetëve, anëtarë të këtij komisioni, janë ngritur dyshime që disa deputetë të këtij komisioni kanë mundur të jenë të infektuar me Covid19, njofton Indeksonline.

Sipas saj një situatë e tillë është shqetësuese, andaj ajo, sot, me një letër i është drejtuar kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, duke kërkuar nga ajo që t'u kërkoj insitucioneve përgjegjëse shëndetësore që të realizojnë testim për Covid19 për të gjithë deputetët e Kuvendit dhe stafin administrativ.


MË SHUME NGA Lajme