21:41 / 22.07.2020
Vdes një i prekur me COVID 19 nga Kamenica
Një qytetar i Kosovës ka vdekur nga COVID 19. Ai është nga Kamenica dhe lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.
Njoftimi i plotë:
Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes!























