Deputeti i VV-së infektohet me koronavirus
BKT
Lajme

Deputeti i VV-së infektohet me koronavirus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai tha se simptomat i janë shfaqur nga e diela.

“Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri. Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezultati i testit tim për Covid-19 është pozitiv”, tha Uka.

Deputeti i VV-së tha se të njëjtat simptoma i ka edhe bashkëshortja e tij, ndërsa me shaka tha se për ta po kujdeset i biri.

“Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e ‘këshilla profesionale’. Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë”, vijoi ai.

Uka në fund pati edhe një mesazh për të gjithë ata që thonë se ballafaqimi me COVID-19 është i lehtë.

“Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes”, përfundoi Uka.


MË SHUME NGA Lajme