Reagon “Z-Mobile”: Sulmet janë të qëllimshme për ta fshehur fajtorin
BKT
Lajme

Reagon “Z-Mobile”: Sulmet janë të qëllimshme për ta fshehur fajtorin

Kompania “Z-Mobile” fajëson Telekomin për gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje publike.

Përmes një deklarate për medie, kjo kompani thekson se me gjithë lutjet e saj për të shlyer detyrimet, Telekomi nuk e ka bërë një gjë të tillë, ani se e ka ditur se secila ditë që kalon është në dëm të ndërmarrjes publike për shkak të kamatave ligjore.

“Pos që nuk kanë treguar vullnet për të shlyer detyrimet, vazhdimisht ka bërë veprime që pengonin një gjë të tillë. Prandaj, në mungesë te gatishmërisë se Telekomit për pagesën e borxhit nga vendimi i Arbitrazhit, “Z-Mobile” u detyrua të iniciojë procedurën e përmbarimit me datë 7 Korrik të vitit 2019”

Z-Mobile thekson se sulmet kundër “Z-Mobile” janë të qëllimshme për të fshehur fajtorin e vërtetë të sjelljes së kësaj situate.

“Sigurisht, “Z-Mobile” nuk është fajtori. Është pala e dëmtuar. Si e tillë ka ndjekur rrugët ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite”, thuhet në reagim.

Ditë më parë kjo kompani, përmes përmbaruesit privat zbrazi arkën e Telekomit duke i tërhequr të gjitha paratë që kishte në dispozicion kjo ndërmarrje me mijëra të punësuar.

Z Mobile po i mban të bllokuara xhirollogaritë duke pretenduar të marr mbi 26 milionë euro pas fitimit të kontestin gjyqësor të kongirmuar edhe nga Gjykata e Arbitrazhit në Londër.

Kjo gjendje nxiti pakënaqësinë e punëtorëve të cilët protestuan sot në Prishtinë.

Si pasojë e situatës së krijuar ka dhënë dorëheqje Bordi i përkohshëm i Telekomit.

 


MË SHUME NGA Lajme