Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Ukë Krasniqi, tifoz i ekipit të Liverpool, do të flasë për “Mbajtjen e premtimit të çmendur”- qethet pasi fiton Liverpool-i!
Kurse Bashkim Zeqiri -Kryeshef ekzekutiv i institucionit për menaxhimin elektronik të parave.
Ndërkaq Paysera, flet për “Shërbimin e pagesave dixhitale”.
Ndërkohë që Marko Kepi-politikan, kandidat, flet për “Garën për Asamblenë e New York-ut”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























