RUSSIA TODAY ËSHTË MEDIA E NDYRË, KURSE APPLE TA PRANOJË KOSOVËN NË HARTË
BKT
Lajme

RUSSIA TODAY ËSHTË MEDIA E NDYRË, KURSE APPLE TA PRANOJË KOSOVËN NË HARTË

DIRTY MEDIA konsiderohet RUSSIA TODAY nga komuniteti i artistëve kosovarë. Kjo ishte njëra nga mesazhet e dërguara në botë nga Prishtina.

Mediat e Kremlinit akuzohen nga Perëndimi për lajme të rreme, mirëpo Kosova përveç kërcënimit që i vjen nga Kremlini me dezinformata, vuan edhe me presionin politik e diplomatik që e përdor Moska në Këshillin e Sigurimit, duke përdorur veton për pavarësinë e Kosovës.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Ardian Kastrati, ka thënë për Kosovapress, se, instalacioni artistik është një simbolikë shumë e madhe politike për dëmet që i vijnë Kosovës nga Federata e Rusisë. “Shkurtesa e televizionit të Putinit RUSSIA TODAY, pra RT nga artistës është interpretuar si THASHETHËMET SOT (anglisht RUMORS TODAY), gjë që tregon nivelin e ulët profesional e qëllimkeq të mediumit kryesor të Moskës”, ka thënë Kastrati.

Ai ka vazhduar më tej, duke thënë se, mediumet ruse e kanë sjellë Perëndimin dhe veçmas Evropën në një situatë kaotike, me reflektime deri në rezultate zgjedhore. “Kosova e kupton shumë mirë propagandën e zezë ruse, sepse më shumë se 80 vjet përballet me kësi propagande nga Serbia, aleati i fundit rus në Ballkan. Prandaj, instalacioni është një mesazh i fortë për Bashkimin Evropian në radhë të parë, se duhet ta ndajë të bardhën nga e zeza dhe mos ta lërë Kosovën dhe Ballkanin në kaosin që e do Rusia me mediat e saj”, ka thënë Kastrati.

Në qendër të kreyqyteti të Kosovës, në kohë pandemie, kur ndalohet grumbullimi qytetar, instilacionin e kanë vlerësuar lart si mesazh edhe dy këngëtarë vendorë. Mediumi rus RUSSIA TODAY u mundua që ta sulmlonte këngëtaren e njohur të muzikës pop Dua Lipa, e cila ka prejardhje nga Kosova, duke e quajtur atë përkrahëse të fashizmin. Qëllimi i kësaj, sipas artistëve kosovarë vlerësohet si sulm për Kosovën dhe kulturën perëndimore. E gjithë ideja për këët instalacion ka ardhur nga kërkesa për përfshirjen e hartës së Kosovës në APPLE, atëherë kur Lipa dhe Ora e dhe këngëtare të tjera kosovare e mbështetetën me krenari kërkesën. Më pas media ruse, për ta komprometuar këtë kërkesë, lansoi dezinformata për këngëtaret me prejardhje nga Kosova.

Në instilacionin e qendrës së Prishtinës, kishte edhe mesazhe të tjera, të cilat kryesisht ndërlidheshin me ngjarjen dhe dezinformatat që i bëjnë Rusia dhe Serbia drejt çdo gjëje në Kosovë. Profesor Ardian Kastrati, e cilësoi këtë ngjarje si një protestë konkrete ndaj luftës hibride ruse ndaj Kosovës ekskluzivisht, por edhe si guxim të shtetit kosovar.

“Kosova e ka guximin kulturor dhe politik që të flasë hapur për kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, sepse në asnjë rrethanë nuk është e varur nga ajo. I gjithë Ballkani është në një gjendje të tillë, por shtetet e tjera e veçmas Serbia kalkulon kalkulon shumë në mes të Perëndimit dhe Rusisë|, ka thënë Kastrati.


MË SHUME NGA Lajme