Hyseni takohet me Reeker: SHBA do të jenë me ne gjatë dialogut
BKT
Lajme

Hyseni takohet me Reeker: SHBA do të jenë me ne gjatë dialogut

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se ka marrë përkrahjen e SHBA-së gjatë procesit të dialogimit me Serbinë.

Ai ka njoftuar se ka takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker. 

Njoftimi i plotë:

Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker. Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm. Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.
Skender Hyseni


MË SHUME NGA Lajme