Paratici provokon Conten dhe Interin
BKT
Sport

Paratici provokon Conten dhe Interin

Fabio Paratici thumbon Interin dhe Antonio Conten. Drejtori sportiv i Juventusit thotë se askush nuk e pranon që kishin titullin kampion si objektiv dhe dështuan për ta arritur atë.

Drejtuesi bardhezi thotë se Juventusi e merr me kënaqësi titullin kur të tjerët nuk e duan.

“Pavarësisht faktit nëse është titulli i gjashtë, i tetë apo i nëntë, janë rezultatet ato që na bëjnë krenarë. Njerëzit që bëjnë sport e dinë sa e vështirë është të fitosh. Është një rezultat i jashtëzakonshëm dhe do ta kuptojmë rëndësinë e kësaj që kemi bërë pas 10 apo 20 vitesh, kur të shohim librin e artë”.

“Ne jemi mësuar me këtë gjë, sepse jemi Juventusi dhe na pëlqen të kemi presion, por edhe kur debatet janë konstruktive. Të gjithë thonë se kanë arritur objektivin e tyre, por askush nuk e thotë që objektivi i tyre ishte titulli. Nëse askush nuk e do, atëherë e marrim ne me kënaqësi”, ka thënë Paratici.