22:15 / 24.07.2020
Lajmi i keq për Juven, lëndohet sulmuesi dhe humb sfidën me Lyonin
Sulmuesi brazilian ka pësuar një tërheqje muskulore dhe pas testeve të kryera, është zbuluar se do i duhet një periudhë prej 15 ditësh për tu rikuperuar.
Në këtë mënyrë, Costa humb edhe ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve me Lyonin më 7 gusht, aty ku Juventusi do të kërkojë përmbysjen, pas humbjes në ndeshjen e parë.
Sezoni mund të jetë mbyllur për të, kjo në rast se Juventusi nuk ia del të kalojë Lyonin, teksa në rast se italianët kalojnë mund të ketë edhe minuta.























