Edhe nesër shi, nga e hëna kthehet vapa
BKT
Lajme

Edhe nesër shi, nga e hëna kthehet vapa

Dita e diell do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius. 

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.

Java e tjetër parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Lajme