Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Bekim Dalipi, gazetar "ALBINFO", do të flasë për bashkëatdhetarët nga Zvicra të cilët "mungojnë" këtë sezonë në Kosovë.

Kurse Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të tregojë se "ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?".

Besnik Krasniqi, ekspert i ekonomisë, do të flasë për temën "NDIKIMI NË EKONOMI I 10% TË SHPËRNDARJES SË PARAVE  NGA TRUSTI PENSIONAL I KOSOVËS".

Ndërkaq Fatos Mexhuani, nënkryetar i Gastronomëve të Kosovës, flet për temën "GASTRONOMËT E KOSOVËS  TË PAKNAQUR ME MASAT GJATË PANDEMISË"

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme