06:36 / 27.07.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Bekim Dalipi, gazetar "ALBINFO", do të flasë për bashkëatdhetarët nga Zvicra të cilët "mungojnë" këtë sezonë në Kosovë.
Kurse Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të tregojë se "ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?".
Besnik Krasniqi, ekspert i ekonomisë, do të flasë për temën "NDIKIMI NË EKONOMI I 10% TË SHPËRNDARJES SË PARAVE NGA TRUSTI PENSIONAL I KOSOVËS".
Ndërkaq Fatos Mexhuani, nënkryetar i Gastronomëve të Kosovës, flet për temën "GASTRONOMËT E KOSOVËS TË PAKNAQUR ME MASAT GJATË PANDEMISË"
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























