Hysaj ndërron mendje, synon rinovimin me Napolin!
BKT
Sport

Hysaj ndërron mendje, synon rinovimin me Napolin!

Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli. Pas golit të parë në karrierë në Serie A ndaj Sassuolos të shtunës por edhe të parit për të në Serie A, kapiteni i kombëtares shqiptare duke iu referuar asaj që shkruan gazeta Il Mattino, është i lumtur me Gattuson në drejtimin e Napolit dhe kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me të kaltrit. 

Gjithsesi që kjo të ndodhë Hysaj duhet të rinovojë kontratën me klubin jugor e cila i skadon në verën e vitit 2021. Për momentin ende nuk ka asnjë tratativë mes palëve përsa i përket një zgjatjeje të mundshme të bashkëpunimit, edhe Hysaj e dëshiron diçka të tillë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te Roma me Napolin që është i gatshëm ta zëvendësojë me Faraonin e Hellas Veronës.