David Luiz vendos rekord negativ në Premier League
BKT
Sport

David Luiz vendos rekord negativ në Premier League

Ky sezon nuk ishte një nga më të mirët për David Luiz. 

Mbrojtësi i Arsenalit është bërë shpesh protagonist me gafat e tij, ku gati në çdo ndeshje ka qenë në qendër të kritikave nga specialistët e futbollit dhe jo vetëm.

Qendërmbrojtësi brazilian është sulmuar shpesh dhe nga tifozët e klubit londinez dhe në fakt ato kanë të drejtë. Statistikat flasin kundër tij, pasi ai në këtë sezon ka vendosur një rekord negativ në Premier League.

33-vjeçari ka shkaktuar plot pesë penallti brenda një sezoni të vetëm, shifër kjo e padëgjuar më parë për futbollin ishullor. Një rekord jo për t’u ndjerë krenar ky për David Luiz, i cili numëron 33 ndeshje me Arsenalin në këtë sezon.