Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion
BKT
Lajme

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës

1.     Miratimi i rendit të ditës;

2.     Shqyrtimi i Raportit me propozimet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera, siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6 nënparagrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

3.     Shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial që zgjidhen nga Kuvendi;

4.     Shqyrtimi i shkresës së Shpëtim Sadikut nr.ref.01345/19, i datës  02.12.2019;

5.     Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020;

6.     Të ndryshme.

 

Mbledhja do të zhvillohet në mënyrë elektronike (virtuale)


MË SHUME NGA Lajme