Ambasada amerikane për Njomza Eminin: Model për gratë e reja në politikë
BKT
Lajme

Ambasada amerikane për Njomza Eminin: Model për gratë e reja në politikë

Në kuadër të publikimit të serisë për personat që kontribuan dhe luftuan për të Drejtat për Lirinë e njeriut, Ambasada amerikane në Prishtinë, i ka dedikuar një shkrim kosovares Njomza Eminit.

Në njoftimin e publikuar nga Ambasada amerike Emini cilësohet si një model pozitiv për gratë e reja në fushën e të drejtave politike dhe pjesëmarrjes.

“Njomza Emini është një model pozitiv për gratë e reja në fushën e të drejtave politike dhe pjesëmarrjes. Ajo ishte anëtare e Parlamentit gjatë dy mandateve, duke kontribuar në përgatitjen dhe miratimin e shumë legjislacionit për të drejtat e njeriut, më saktë ligjet dhe çështjet e lidhura me aftësinë e kufizuar dhe dokumentet e politikave.

Pas karrierës së saj produktive si parlamentare, ajo vazhdon angazhimin e saj shoqëror duke mbrojtur të drejtat e grupeve të cenueshme. Emini është President i Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe aktualisht është Drejtori Ekzekutiv i Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci. Të dy pozicionet i mundësojnë asaj të zbatojë projekte dhe të avokojë për personat me aftësi të kufizuara dhe gratë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme