20:45 / 28.07.2020
Vardy: Besoni në ëndrra sado të çmendura të jenë!
Jamie Vardy arriti të fitojë “Këpucën e Artë” në Premier League me 23 gola të shënuar, duke mposhtur rivalitetin e fortë të Aubameyang, Danny Ings, Mohammed Salah, Raheem Sterling dhe Sadio Mane.
33 vjeçari anglez, u bë lojtari më i vjetër që e fiton këtë çmim, duke kaluar Didier Drogba, që e fitoi në moshën 32 vjeçare.
Për këto arritje të tij, Vardy shkroi në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale. “Kurrë në një milion vite nuk e mendoja se do të fitoja një medalje si kampion i Premier League, jo më “Këpucën e Artë”… thjesht uau!
Nëse kjo provon vetëm diçka, është se ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni në plotësimin e ëndrrave tuaja, sado të çmendura që të jenë”, u shpreh Vardy.























