17:49 / 29.07.2020
Interi s’heq dorë nga Kumbulla, zikaltërit përgatisin tjetër ofertë
Interi nuk heq dorë nga Marash Kumbulla.
Klubi zikaltër dëshiron të nxjerrë jashtë gare Lazion, të cilët janë i janë afruar ndjeshëm futbollistit të Veronës dhe Shqipërisë.
Sipas “Tuttosport”, drejtuesit po tentojnë një tjetër variant për të përmbushur kërkesën prej 30 milionë eurosh të palës së Veronës.
Interi është i gatshëm të vendosë në dispozicion të klubit verdheblu Edi Salsedon (të qëndrojë me huazim dhe një sezon) si dhe lojtarin e akademisë zikaltër Edoardo Verganjin.
Me Kumbullën Interi do të forconte akoma më shumë repartin e mbrojtjes.























