20:34 / 29.07.2020
Presidenti Thaçi dekoron Halil Kastratin me medaljen “Shën Tereza”
"Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, ka shkruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Facebook.
"Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Halil Kastrati sot është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor".























