Kuvendi sot shqyrton rishikimin e buxhetit të Kosovës
BKT
Lajme

Kuvendi sot shqyrton rishikimin e buxhetit të Kosovës

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit të buxhetit të Kosovës.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 do të bëhet prej orës 11:00.

Megjithëse pritet që të ketë diskutime, rishikimi i buxhetit mund të kalojë me votat e PDK-së që ashtu si në lexim të parë, mund të mbështesë rishikimin e buxhetit edhe në lexim të dytë.


MË SHUME NGA Lajme