Hamza: Pavarësisht pakënaqësive përkrahim buxhetin pa kushte
Shefi i GP të PDK-së Bedri Hamza ka thënë se deputetët e PDK-së do ta përkrah rishikimin e buxhetit pa kushte.
Ish-ministri i Financave kë thënë po ashtu se Grupi Parlamentar i PDK-së kishte propozuar disa amendamente me bindje të plotë që i kontribuojnë situatës së krijuar, por megjithatë pjesa dërmuese nuk janë marrë në konsideratë.
Megjithatë, për shkak të situatës pandemike, Hamza tha se do ta votojnë buxhetin pa asnjë kusht.
“Ne deklaruam që do ta përkrahim buxhetin pa kushte. I kemi propozuar disa amendamente me bindje të plotë që i kontribuojnë situatës. Megjithatë pjesa dërmuese nuk janë marrë në konsideratë. Pavarësisht që i kemi përmend edhe në leximin e parë, GP i PDK-së të metat të cilat i përmban ky dokument ne jemi në një situatë ku duhet të zgjedhim në mes dy të këqijave, ose mos ta përkrahim buxhetin për shkak të mos pajtimeve tona që i kemi në përmbajtje dhe strukturë ose ta përkrahim buxhetin, sepse qysh do të jetë është më mirë sesa mos me përkrahur”, tha Hamza























