15:29 / 30.07.2020
16 vdekje për një ditë në Kosovë nga koronavirusi,ky është reagimi i Zemajt
16 persona kanë ndërruar jetë dhe 258 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë.
Pak minuta pasi që IKSHPK’ja ka bërë të ditur shifrat ditore lidhur me pandeminë, ka reaguar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Facebook.
Përmes një postimi, Zemaj ka bërë thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë.























