Kastrati: Falënderoj deputetët që kthyen buxhetin e paraparë për RTK-në
BKT
Lajme

Kastrati: Falënderoj deputetët që kthyen buxhetin e paraparë për RTK-në

Drejtori gjeneral i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë kthyer buxhetin e RTK-së në buxhetin e paraparë me Ligjin e RTK-së.

Ja statusi i tij i plotë:

"Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që vepruan arsyeshëm duke e kthyer buxhetin e cunguar të RTK-së ne buxhetin e paraparë me Ligjin e RTK-së.

Transmetuesi Publik do të vazhdoj të kryej misionin e vet me përgjegjësi dhe përkushtim duke qenë llogaridhënës për çdo cent të shpenzuar.

Misioni i transmetuesit është i rëndësishëm në veçanti në situatën me pandemi me të cilën po ballafaqohet vendi dhe i tërë globi.", ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme