17:26 / 30.07.2020
Kërkohej nga disa skuadra kosovare, Dita vendos për të ardhmen
Bruno Dita tanimë edhe zyrtarisht është futbollist i Shkëndisë së Tetovës.
Ylli i njohur shqiptar i futbollit, Bruno Dita është larguar nga Skënderbeu nga Korça për t’u transferuar te skuadra kuqezi e Tetovës.
Lajmi është konfirmuar nga vet futbollisti në një prononcim për BlicMedia.
“Është e vërtet’ që kam arritur akordin me skuadrën e Shkëndisë”, ka deklaruar Dita.
Bruno Dita te Skënderbeu për tre vite ishte lojtari kryesor i kësaj skuadre.
Dita ishte kërkuar edhe nga disa klube kosovare, të cilat ishin të gatshme për t’i përmbushur kërkesat e futbollistit, por siç duket ai ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Shkëndija e Tetovës.























