‘The Guardian’ shkruan për mozaikun e Dua Lipës, punuar nga Alkent Pozhegu

‘The Guardian’ shkruan për mozaikun e Dua Lipës, punuar nga Alkent Pozhegu

Kosova e injoron, por ai merr vëmendjen e medieve më prestigjioze në botë.

Alkent Pozhegu ka marrë tri certifikata nga libri i rekordeve Guinness, për artin e veçantë që bën.

Ai ka realizuar mozaikë për disa prej personaliteteve më të njohur, përfshirë edhe artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Mozaiku që Alkenti e bëri në Gjakovë për Dua Lipën, ka marrë jehonë edhe tek mediet ndërkombëtare.

Prestigjiozja “The Guardian” ka zgjedhur foton e tij si më të mirën, në artikullin ku përmbledh fotografitë më të mira të ditës së enjte.

“Artisti Alkent Pozhegu punon në prekjet e fundit të një mozaiku të bërë me kokrra dhe fara që përshkruan Dua Lipën, një pop-yll britanik me prejardhje kosovare. Fotografia: Armend Nimani / AFP / Getty Images”, është përshkrimi që iu bë mozaikut të punuar nga Pozhegu.

Kujtojmë se Alkent Pozhegu edhe pse ka marrë tri certifikata nga libri “Guinness”, ai asnjëherë nuk ka marrë përkrahje të duhur institucionale.