09:13 / 31.07.2020
Osmani uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
Ajo tha se edhe ky Bajram na gjeti larg njëri-tjetrit, por afër me zemër dhe me urimin për ditë më të mira!
"Shkaku i pandemisë Covid-19, do të kujdesemi që sot ta urojmë nga distanca secilin besimtar për Kurban Bajram dhe ta rikujtojmë se njerëzimi gjithmonë përballet me sakrifica", tha ajo.
Sipas saj, kjo nuk do të jetë pengesë për festë dhe urim që Bajrami i ardhshëm të mund të kremtohet afër njëri-tjetrit dhe kur ditët e rënda si këto që po i kalojmë do t'i takojnë historisë!
Urime Kurban Bajrami të gjithë besimtarëve myslimanë! Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!























