Messi-Inter, një ëndërr prej 260 milionë eurosh
BKT
Sport

Messi-Inter, një ëndërr prej 260 milionë eurosh

Në fund, lidhur me çështjen “Messi”, bëhet fjalë thjesht për të vendosur nëse u duhet besuar fjalëve të Antonio Contes, sipas të cilit “është më e lehtë të zhvendosësh ‘Duomon’” se të shikosh Leon tek Interi.

Madje, trajneri shtoi: “Më pyesni nëse preferoj Messin në Milano apo katër lojtarë prej 50 milionësh? Janë të papërshkueshme të dyja zgjidhjet”. Si të thuash: Nuk është kjo merkato që mund të bëjë klubi. Apo, nëse bazohemi te historia, mund të vendosen në paralel deklaratat e dy ditëve më parë të administratorit Juiseppe Marotta dhe ato të janarit 2018, kur dolën zërat e parë të transferimit të Ronaldos te Juventusi dhe ai ishte drejtues bardhezi.

Kështu Marotta, të mërkurën: “Mendoj se asnjë skuadër italiane nuk mund të bëjë një operacion të tillë. Është një situatë utopie”. Vetë administratori, dy vite më parë, thoshte njësoj për CR7-ën: “Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë. Por, është një sugjestion. E pamundur të arrihet një transferim i tillë”.

SHIFRAT – Pas fjalëve ndonjëherë mund të përfshihet vetëm një “mbrojtje”, meqenëse CR7 në fund kaloi vërtet te bardhezinjtë. Në sajë të kostove të larta, vërtet, por edhe të arkëtimeve të rritura, siç kanë treguar bilancet e “Zonjës”. Nisemi nga një tregues: kushtet fillestare të Ronaldos dhe Messit janë të ndryshme, sepse lidhja mes Cristianos dhe Madridit nuk ishte e njëjta mes Leos dhe Barcelonës, pavarësisht krisjeve aktuale mes argjentinasit dhe presidentit Bartomeu. Ka një ndryshim parësor: paketa “CR7” parashikonte një kosto prej 100 milionë eurosh për kartonin, përtej 31 milionë eurove neto si pagë për katër vite (58 bruto) për katër sezone. Kostoja totale në bilanc, mes amortizimit dhe pagës, për Juventusin është prej 87 milionë eurosh në vit. Në rastin e Mesit, imagjinimi i një ndarjeje paraprake krahasuar me skadencën natyrale në 2021-shin është e mendueshme vetëm në rast se Mesi kërkon të largohet falas. Sepse, askush në Barcelonë nuk do të dojë të kalojë në histori si presidenti që shiti Mesin, aq më pak Bartomeu në një moment për të kaq delikat në prag të zgjedhjeve presidenciale në 2021-shin. Me siguri kostot e pagës do të ishin më të larta se të CR7-ës. Por, jo shumë, falë “Dekretit të rritjes” në Itali (kujtojmë që Leo është rezident në Rekanati, ndaj përfiton nga ligjet italiane), që do t’i lejonte Interit të shndërronte 50 milionët neto që “Pleshti” përfiton te Barça (pa bonuse) në një kosto për zikaltrit prej 65 milionësh bruto në sezon, pra pak sipër 58-ëve të CR7- ës në Torino. E pamundur të parashikosh benefitet që Mesi do t’u siguronte zikaltërve në terma arkëtimesh. Por, për të krijuar një ide mund të shihen ato të Kristianos: Juventusi ka parë të shtohen me 58 milionë arkëtimet nga stadiumi dhe të sektorit komercial, pa llogaritur rinovimet “faraonike” të firmosura me sponsorët “Adidas” dhe “Jeep”.

VLERË GLOBALE – Edhe Leo do të ishte një shumëzues. Me siguri hija në “Duomo” ka rezultuar një shembull perfekt i angazhimit të “PPTV”-së, televizionit të “Suning”. Por, është po aq e vërtetë që familja Zhang është në kërkim të personazheve globale, që t’i japin një vlerë markës “Inter”, ende jashtë dhjetë vendeve të para në botë (të 14-ët, sipas “BrandFinance”). Prandaj, duhet menduar mbi këto pika që klubi zikaltër është informuar mbi shanset e kësaj negociate.